Përfito ZBRITJE në ardhjet e reja *sasia e limituar.

Politika e Privatësisë

  • Objektivat dhe Fushëveprimi 

TelesetKosova ofron shërbime digjitale të marketingut në përgjithësi, në  këtë rast TelesetKosova ofron shitjen online të një game të gjërë të produkteve origjinale me kualitet të lartë dhe garancion për shtëpi, kopësht, punëtori, teknologji  e më tej.

Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Në përgjigjje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që hyn në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi filluar të përditesojmë Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën, Shqiperinë, dhe Maqedoninë Veriore.

Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj me çdo kusht.

Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

  • Definimi i termeve

Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “TelesetKosova” apo termi “NE” nënkupton TelesetKosova LLC (me të gjitha degët dhe njësitë e saj (TelesetKosova, TelesetKosovaMusic, TelesetKosovaVideo, TelesetKosovaPublicRelations, TelesetKosovaMarketing, TelesetKosova)).

Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: perdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e TelesetKosova.

Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të TelesetKosova.

Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari te re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni TelesetKosova që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

  • Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në: https://TelesetKosova.com/privatesia/

Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

  • Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet elektronike) kur ju:

  • Shfrytëzoni shërbimet tona;
  • Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
  • Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj;
  • Korrespodoni me ne në lidhje me shërbimet tona;
  • Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë;
  • Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
  • Informatat qe ju i ofroni për ne, si:

Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa.

Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në paktim).

Informacionet e adresës së dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.

Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, experienca, edukimi dhe preferencat tuaja.

Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim indentifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.

  • Të dhënat automatike

Informata që lidhen me nderveprimin tuaj me shërbimet tona;

Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime, apo kur ju korrespondoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.

Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.

Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, lidhjeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqen tonë apo partnereve tanë.

  • Termet e kërkimit apo filteret e përdorur.

Të dhënat duke përdorur cookies

Cookie është një e dhënë standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund të perdorim cookies apo teknologjitë e ngjajshme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, lidhjet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së emailit në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa me relevante. Edhe pse shumica e shfletuesëve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjesë e shërbimeve tona mund të mos funksionojë si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshëm në mënyre që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë së llogarisë, personalizimin e përmbajtjes që ju shfaqim perfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave tuaja.

  • Të dhënat nga burime të tjera

Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.

  • Personalizimi nëpër pajisje të ndryshme

Kur ju qaseni në TelesetKosova.com nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime të autentifikimit, sigurisë dhe personalizimit. Shembull nëse ju vizitoni një faqe me muzikë në laptop, ne mund të ju shfaqim reklama në lidhje me muzikën në pajisjen tuaj celulare ose kompjuter.

  • Te dhënat nga ueb faqet e palëve të treta 

Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politike të privatësisë për të na ndihmuar të shfaqim reklama më relevante për juve, të masim efektivitetin e tyre dhe të njohim pajisjet e juaja që të ju shërbejmë reklama. 

  • Të dhënat për procesim të pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. 

  • Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:

  • Autentifikimin tuaj për qasje të sigurtë në shërbime tona;
  • Ofruar shërbime të personalizuara dhe relevante;
  • Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
  • Të ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i email për të vërtetuar llogarinë me email apo SMS, apo per të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve;
  • Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
  • Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitetet mashtruese dhe ilegale;
  • Që teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante;
  • Si i ruajmë te dhënat e mbledhura

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e sherbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj per të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bejmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

  • Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim

Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja per te ju shërbyer më mirë.

  • Ofruesit e shërbimeve

Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme te palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo të na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytis. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve për të procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe qështje të tjera të pranueshmerisë së kartelave të debitit apo kreditit.

  • Ligji dhe interesi publik

Duke mos ju përmbajtë asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrolleve të cilat ne ndryshe mund tu ofrojmë juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim të dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmerisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e secilit person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të palejuara në shërbimet tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qeshtje teknike; apo për të  mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qellim të ju kufizojë juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve te treta, përfshirë kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.

  • Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne

Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në cdo kohë ju keni mundësi të vizitoni https://TelesetKosova.com/TelesetKosovaime ku do ti keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë per t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato.

  • Qasja në të dhënat tuaja personale

Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund të shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar https://TelesetKosova.com/llogariaime. Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.

  • Qasja apo korrigjimi i të dhënave

Nëse jeni regjistruar për llogari në TelesetKosova, ne ju ofrojmë mundësi të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe  që janë në llogarinë tuaj. 

  • Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit

Kur ju jeni të kyçur në llogari të TelesetKosova, ju mund të menagjoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në cdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

  • Bartja

TelesetKosova ju mundëson që të shkarkoni informatat të cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në https://TelesetKosova.com/TelesetKosovaime

  • Preferencat e komunikimit

Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante.

  • Ndryshimi i Pronësisë

Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të percaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një  gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatoj në përpikmëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.

  • Siguria

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit [email protected]

  • Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta

Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.

Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.

  • Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit [email protected]

  • Fëmijët dhe shërbimet tona

Shërbimet tona nuk janë për fëmijet nën moshën 13 vjeçare dhe nuk mund të perdorni shërbimet tona nëse jeni nën moshen 13 vjecare. Për disa shërbime duhet të jeni mbi moshën 18 vjeçare.

  • Ndryshimet ne këtë Politike të Privatësisë

Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informatave tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në https://TelesetKosova.com. Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë në Facebook, email ose përmes një popup baneri në webfaqe. Cila do mënyre që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke Vazhduar të qaseni apo perdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me perditësimet.

 

Na shkruani
Ju duhet ndihmë?
Porosite në WhatsApp
Përshëndetje✋🏻si mund të ju ndihmojmë?
*Mbrojtja e të drejtave të privatësisë tek ne kanë prioritet të lartë!